
Einxhel Shkira ka treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP se me Donald Veshajn ka pasur një marrëdhënie jo të mirë në jetën reale.
Mbrëmjen e djeshme, ata kanë përmendur sërish përplasjen që kanë pasur jashtë.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta përmendë arsyen e këtij konflikti, thuhet se shkak është bërë eksperienca e Einxhel në emisionin “Binjakët Show” nga Donaldi dhe Romeo.
Mirëpo sipas një ndjekësi të Olti Currit, Einxhel nuk ka më komunikim me Donaldin për shkak se mungoi në një emision se kishte bërë aksident me makinë dhe nuk kishte njoftuar. Vëllezërit e bënë emisionin në mungesë të saj dhe më pas nuk u shfaq më pranë tyre.
Ndër të tjera ai ka publikuar një fotografi kur Einxheli bëri me dije se nuk do të ishte më pjesë e emisionit të vëllezërve binjak.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





