
Arbitrja italiane e futbollit, Diana Di Meo ka raportuar se i janë vjedhur disa video private me përmbajtje seksuale dhe janë postuar si “porno hakmarrëse” në Telegram dhe WhatsApp.
“Po shpërndajnë videot e mia private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp. Disa prej tyre janë regjistruar pa pëlqimin tim”, – ka denoncuar arbitrja 22-vjeçare në llogarinë e saj në Instagram.
Ky është makthi i madh i Diana Di Meo, pasi u bë viktimë e një "pornografie hakmarrëse" nga persona ende të paidentifikuar. “Publikimin e këtyre videove e mora vesh falë disa djemve, denoncova në rrjetet sociale për t’i dhënë sadopak forcë vetes, sepse kisha dy ditë e mbyllur në shtëpi. Është një situatë që nuk ia uroj askujt, po mundohem të rezistoj, por jo të gjithë ia dalin”, – shpjegoi e reja nga Pescara (Itali).

Diana Di Meo dëshiron të ndihmojë ata që vuajnë një situatë të ngjashme me të: "Unë jam këtu për të folur për këtë temë. Shumë prej nesh nuk mund ta bëjnë këtë dhe fshihen. Shpresoj t’u jap zë të gjitha atyre viktimave që fajësohen, kur në realitet fajtori është në anën tjetër të ekranit. Ose duke përhapur, ose duke shpërndarë videot private".
“Përhapja dhe shpërndarja e këtyre videove është krim”, – paralajmëron Diana Di Meo. Në fakt, emri i Diana Di Meo është kthyer në trend kërkimi në Google, sidomos në Itali, gjë për të cilin e reja paralajmëron: “Policia po ndjekin autorët dhe ata që janë të përfshirë në shpërndarjen e videove të mia private, sepse ky është një krim.
https://www.instagram.com/p/CY9uuuroo1O/?utm_source=ig_embed&ig_rid=10b7b966-d76f-4ad7-ab04-aa8e03854250
Ne duhet t’i denoncojmë këto raste dhe njerëzit që vazhdojnë t’i ndajnë këto video. Sot viktima jam unë, nesër mund të jetë një person i afërt me ata që ndoshta tani po shohin videot dhe po buzëqeshin”.
Fajtori i përhapjes së videove të vjedhura intime të gjyqtares Diana Di Meo mund të dënohet me gjashtë vite burg.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





