Transmetuar më 26-01-2022, 13:20

Në zgjedhjet vendore të 6 marsit kanë të drejtë vote 654,538 qytetarë.

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

1.Bashkia Shkodër, qarku Shkodër; 2. Bashkia Dibër, qarku Dibër; 3. Bashkia Durrës, qarku Durrës; 4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë; 5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë; 6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote. 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Çdo qytetar duhet të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve ndërsa për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd