Transmetuar më 26-01-2022, 10:15

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.

Dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë si kandidati më i votuar në emër të përveçëm në zgjedhjet e 25 Prillit. Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej është edhe ai i Kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Emrat e tjerë janë ato ish kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka, ish deputeti Astrit Bushati, N/Kryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli.

Të gjithë kandidatët kanë depozituar dokumentat e kërkuara, bashkë me formularin TIP që iu ishte dorëzuar.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Lulzim Basha për garën e Shkodrës, nëse do të dalë me një emër të ndryshë nga Berisha, duke rrezikuar kështu humbjen e  të vetmes bashki që është qeverisur në këto vite nga të djathtët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd