Transmetuar më 26-01-2022, 09:12

Një anije që dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, është mbytur në brigjet e Floridas në SHBA.

Roja Bregdetare amerikane po kërkon 39 persona, që raportohet se janë zhdukur.

Autoritetet thanë se morën informacion të martën se një person kishte shpëtuar një burrë i cili “po mbahej në një anije të përmbysur rreth 45 milje në lindje të Fort Pierce”.

I mbijetuari tha se anija ishte nisur nga Bimini në Bahama të shtunën në mbrëmje, por ishte përballur me mot të keq para se të të përmbysej.

“Sipas të mbijetuarit, asnjë prej personave në bordin e anijes nuk kishte jelek shpëtimi”, u tha në deklaratë.

“Ekuipazhet ajrore dhe ekipet e tjera detare të Rojës Bregdetare po kërkojnë në mënyrë aktive për njerëz në ujë. Kjo dyshohet se ishte një sipërmarrje e kontrabandës me qenie njerëzore”, shtohet në deklaratën e postuar në Twitter.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd