
Aksident në lindje të Londrës. Një autobus devijon drejtimin dhe hyn brenda një dyqani. Bilanci paraprak 19 të plagosur.
I lënduar ka mbetur edhe shoferi, i cili ka shpëtuar me ndihmën e zjarrfikësve.
Burime spitalore pohuan se pesë persona ishin dërguar në spital, dy të rritur dhe tre fëmijë.
Autobusi është përplasur me godinën ku ndodhet nënstacioni elektrik në Selwyn Avenue.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarve. Shkolla Highams Park tha se disa nga nxënësit e saj ishin në autobus në momentin e përplasjes.
Pronari i një kafeneje lokale që ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve tha se disa nxënës ishin në mesin e të plagosurve të cilët ishin “të frikësuar dhe kanë qarë”.
Po hetohet për shkaqet e aksidentit.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





