Transmetuar më 25-01-2022, 18:37

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg përjetë, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Të dy këta persona janë autorë të ngjarjes së ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Në kërkim për këtë ngajrje, si bashkëpunëtor i Bilbilit dhe Kaloshit, është shpallur Laert Haxhiu.

Anterio Kaloshi akuzohet se së bashku me Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, i cili mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Breshëritë e Kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares. Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd