Transmetuar më 25-01-2022, 18:04

PD dhe Meta vazhdojnë me akuzat për njëri-tjetrin.

Pas reagimit të Presidentit Ilir Meta, që hodhi poshtë akuzat e Gazment Bardhit gjatë një interviste televizive, ka ardhur kundërreagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

“Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD!”, shkruan Bardhi.

Bardhi thotë se si Meta, ashtu edhe Berisha po i shërbejnë Edi Ramës.

“Një kërkesë kam: Bëji një analizë edhe fjalive të tjera të miat për shërbimin që, bashkë me hallexhiun tjetër, i bëni padronit në qeveri. E vërteta nuk fshihet dot pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument”, tha ai

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd