
Kanë kaluar dy vite që bota e sportit të basketbollit ka hyrë në zi. Ishte 26 janari 2020, kur Kobe Bryant, legjenda e madhe e NBA-së, vdiq në një aksident ajror në Calabasas, Kaliforni. Bashkë me të humbi jetën edhe vajza 13-vjeçare, Gianna Bryant, përveç shtatë viktimave të tjera: John Altobelli, Keri Altobelli, Alyssa Altobelli, Christina Mauser, Payton Chester, Sarah Chester dhe Ara Zobayan.
Po cila ishte pasuria e Kobe Bryant? Në kohën e vdekjes, pasuria neto e së tij ishte 600 milionë dollarë, sipas faqes së internetit "Celebrity Net Worth". Arritjet e tij sportive e pozicionuan si të madhin e basketbollit dhe, pas 20 vitesh në NBA, pasuria e Bryant u rrit në nivele mbresëlënëse.
https://www.instagram.com/p/Bf-KIFClO3y/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5ef2a48d-786f-4f85-b435-82cc0125af8e
Përveç karrierës së tij sportive, Kobe e shumëfishoi pasurinë përmes investimeve në kompani dhe media të ndryshme. Në fakt, Bryant krijoi "Granity Studios", studion e tij multimediale të ngarkuar me krijimin e historive përmes sportit, ashtu siç bëri me filmin e tij të shkurtër "Dear Basketball", i cili u nderua me "Oscar" më 2018.
Gjatë karrierës së tij në NBA, Kobe fitoi pak më shumë se 328 milionë dollarë vetëm nga paga dhe rreth 350 milionë dollarë nga sponsorët, duke përfshirë Nike, Sprite, McDonald’s, Turkish Airlines, Lenovo, Hublot dhe Panini, për të përmendur vetëm disa marka të njohura.
Pas vdekjes tragjike, autobiografia e tij "The Mamba Mentality: How I Play" u shit më shumë se 300.000 kopje, për të cilat revista "Forbes" e renditi si personazhin e gjashtë më të famshëm të vdekur në vitin 2020, duke shtuar 20 milionë të tjera në pasurinë e tij.
View this post on Instagram
A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant)
Si u nda trashëgimia në familje? Pas vdekjes, pasuria u trashëgua vetëm nga gruaja e tij, Vanessa Bryant, dhe vajzat e tyre: Natalia, Bianka dhe Capri. Në fakt, Vanessa Bryant u përball ligjërisht me nënën e saj, pasi ajo e paditi për mosrespektimin e "dëshirave" të dhëndrit të saj. Vajza e dëboi mamanë nga shtëpia e saj, pasi legjenda e basketbollit vdiq.
Sipas Sofia Laine, Kobe i kishte premtuar vjehrrës "të mos e braktiste kurrë", gjë për të cilën ajo kërkon kompensim financiar. Vjehrra e Kobe ka punuar edhe si "asistente personale" e ish-ikonës së NBA dhe Vanessa për vite me radhë, si dhe dado për mbesat e saj.
Nisur nga kjo rrëmujë, Vanessa ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thotë se nëna e saj dëshiron vetëm të mashtrojë dhe se trashëgimtarët e vetëm të pasurisë së Kobe janë vajzat e saj dhe ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





