Transmetuar më 25-01-2022, 13:47

“Ne kemi bërë gabime”. Gino Pozzo, pronar i Watford, dhe Scott Duxbury, president, bënë “mea culpa” pasi zbritën (dolën) nga Premier League më 2020. Mbas pesë sezonesh në elitën e futbollit anglez, “Hornets” u rrëzuan në fund të një sezoni të turbullt, në të cilin kishin pasur katër trajnerë (Javi Gracia, Quique Sánchez Flores, Nigel Pearson dhe Hayden Mullins).

Një rekord pushimesh nga puna që këtë sezon është afër barazimit. "Claudio Ranieri do të njihet gjithmonë si njeri me integritet dhe trajneri i madh, do të respektohet për përpjekjet e tij. Megjithatë, bordi beson se me gati gjysmën e sezonit ende për t’u zhvilluar, ndryshimi i trajnerit është gjëja e duhur.

Kjo për t’i dhënë kohë të mjaftueshme pasuesit të Ranieri të punojë me një ekip plot talente dhe të arrijë objektivin e mbijetesës”, – komunikoi Watford pas shkarkimit të trajnerit italian, i cili mbërriti në tetor për të zëvendësuar Xisco Muñoz.

Spanjolli, arkitekti i ngjitjes në Premier League vitin e kaluar, u shkarkua pas shtatë javësh kampionat, kur “grerëzat” mbanin vendin e 15-të, falë marrjes së 7 nga 21 pikët e mundshme. "Shkarkimi im ishte një surprizë”, – tha Xisco.

Italiani largohet pas 13 ndeshjeve në total, pas 8 ndeshjesh pa fitore. Humbja (0-3) në shtëpi ndaj Norwich e futi skuadrën në zonën e rënies, ndaj kjo gjë i kushtoi shtrenjtë Ranierit.

Veterani Roy Hodgson po përgatitet të jetë trajneri i tretë këtë sezon për Watford. Që kur familja “Pozzo” bleu klubin në verën e vitit 2012, janë ndërruar 15 trajnerë! Pra, ky klub është si një “kuçedër”, që ha koka trajnerësh.

Ranieri, con el Watford.

Trajnerët e Watford në epokën “Pozzo”:

1. Sean Dyche (2012)

2. Gianfranco Zola (2012-13)

3. Giuseppe Sannino (2013-14)

4. Óscar García (2014)

5. Billy McKinlay (2014)

6. Slavisa Jokanovic (2014-15)

7. Quique Sánchez Flores (2015-16 dhe 2019)

8. Walter Mazzarri (2016-17)

9. Marco Silva (2017-18)

10. Javi Gracia (2018-19)

11. Hayden Mullins (2019 dhe 2020)

12. Nigel Pearson (2019-20)

13. Vladimir Ivic (2020)

14. Xisco Muñoz (2020-21)

15. Claudio Ranieri (2021-22)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd