Transmetuar më 25-01-2022, 09:35

“Jam mirë dhe në humor pozitiv”. Kështu u shpreh Mario Balotelli, me një dëshirë të madhe për të riveshur bluzën e munguar që nga viti 2018.

Sulmuesi, në fakt, pas eliminimit nga Botërori më 2014 nuk kishte luajtur më për kombëtaren italiane për 4 vite. Më pas luajti 2 miqësore dhe një ndeshje të Ligës së Kombeve, pas ardhjes së Mancinit në postin e trajnerit axurr.

Balotelli foli për rikthimin e tij te blutë, pasi Mancini e thirri në zborin e këtij muaji, në funksion të "play-off"-it të marsit për Botërorin e Katarit: “Në moshën 31-vjeçare, thirrja nga kombëtarja duhet të jetë diçka normale.

Anomali është të mos jem aty. Shpresoj se Italia do të shkojë në Kupën e Botës, e meriton plotësisht. Nuk e di pse përfundoi në ‘play-off’, por mund të ndodhë në futboll".

Lidhur me një rikthim të mundshëm në Itali, në rang klubi, sulmuesi ishte i qartë: “Jam mirë në Turqi, tani jam vërtet në humor të mirë”.

Në fund, një koment për marrëdhënien me trajnerin Mancini: “Flasim dhe gjithçka është në rregull. Më bëri ta filloj dhe gjithashtu shpresoj që një ditë të më bëjë ta mbyll me kombëtaren”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd