Transmetuar më 24-01-2022, 21:47

Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion, dhe anullimin e shumë fluturimeve. Në mesin e avionëve të bllokuar është dhe ai i kompanisë “Air Albania”, i cili është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

Kompania njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport.

Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd