Transmetuar më 24-01-2022, 16:17

Tregu i aksioneve të Kinës tërheq mbi 1.37 milionë investitorë të rinj në dhjetor 2021
Mbi 1.37 milionë investitorë hapën llogari për të tregtuar aksione në bursat e Shangait dhe Shenzhen në dhjetor 2021, treguan të dhënat industriale, njofton “Xinhua”.
Shifra shënoi një rritje prej 2.71 për qind nga muaji i kaluar, sipas “China Securities Depository and Clearing Corporation Limited” (CSDC).
Deri në fund të vitit të kaluar, numri i investitorëve me llogari të aksioneve A ishte 197 milionë, treguan të dhënat e CSDC.
Vendi pa më shumë se 19.63 milionë investitorë të rinj në tregun e tij të aksioneve në vitin 2021, sipas CSDC.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





