
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar duke thënë se i qëndron të gjithë deklaratave që ka bërë ditën e djeshme në mbledhjen me shoqatën sportive Tirana. Në reagimin e tij thotë se i qëndron gjithçkaje ka thënë në ‘atë palo përgjim’ duke shtuar se pavarësia e FSHF nuk mund të jetë gjethe fiku.
Reagim i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës:
“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!
Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!
“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”
Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës dëgjohet duke thënë: “Si mund ti presi robi ko*et, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës. Ne i kemi b*let prej hekuri”.
Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





