
Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 6 marsit duke thënë se ‘janë kurthe diletantësh’, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik.
Rama tha se PS është vënë përballë 3 kundërshtarëve të ndarë në 3 fraksione, ndërsa Meta tha se kushdo që dëshiron të përballet me të, do e ketë mundësinë pas 24 korrikut kur të heqë kostumin e presidentit.
Meta: Është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar jo vetëm sakrificat e nje jete të tërë të atit themelues të shtetit tonë, Ismail Qemalit dhe mbi të gjitha për të treguar nderimin ndaj tij. Është një moment që tregon rivendosjen e sovranitetit dhe për të forcuar të gjitha institucionet e pavarura dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. Për tu dhënë shpresë e siguri të rinjve për të qëndruar.
-Opinioni juaj lidhur me deklaratën e Ramës për zgjedhjet e 6 marsit?
Meta: Janë kurthe diletantësh e koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prillin. Presidenti Meta as nuk ka marrë e as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik. Pas kësaj date do të bashkëbisedojmë me popullin patriotik të 2 marsit. Të gjithëve atyre që i ka marrë malli të ballafaqohen me Metën do e kenë mundësinë shumë shpejt.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





