Transmetuar më 24-01-2022, 09:57

"Të vaksinohesh për arsye shëndetësore nuk është njësoj si ta bësh atë për një turne tenisi. Të gjithë duhet të kenë mendimin e tyre".

Këto janë fjalët e Zlatan Ibrahimovic në një intervistë për francezen "Le Journal du Dimanche", me rastin e publikimit të librit të tij “Adrenalina”.

“Ata që marrin vaksinën e bëjnë sepse besojnë në të, sepse mendojnë se është efektive kundër sëmundjes së koronavirusit”, – shton ai, duke folur për polemikat e Novak Djokovic të pavaksinuar dhe të bllokuar nga "Australia Open".

Ibra përfundoi duke thënë: "Secili ka mendimin e vet. Njerëzit nuk duhet të detyrohen të vaksinohen vetëm që të mund të shkojnë në punë. Unë u vaksinova, sepse mendoj se vaksina më mbron, jo që të mund të luaj futboll. Këto janë dy situata të ndryshme”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd