Transmetuar më 24-01-2022, 09:07

Milani dhe Juventusi frenuan njëri-tjetrin në përplasjen direkte të javës së 23-të të Serisë A. Barazimi 0-0 ishte rezultat i një ndeshjeje intensive, por pa emocione të veçanta. Pas ndeshjes së “San Siro”, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, analizoi në mikrofonat e DAZN performancën e skuadrës së tij:

"Mendoj se luajtëm një ndeshje, që ishte e duhura për momentin tonë dhe për kundërshtarin. Na mungonte diçka në zonën e rreptësisë. Shpesh ishim të pasaktë, por ka ndikuar edhe fusha e keqe. Ne ishim të kujdesshëm, të vendosur dhe plot energji.

U përpoqëm të krijonim rrezikshmëri, por gota jonë është gjysmë bosh. E them këtë për pikët e humbura ndaj Spezia, jo për ndeshjen e sotme. Me një rezultat të tillë, fitorja ndaj Spezia do të kishte një kuptim tjetër”.

Synimi, megjithatë, për Milanin nuk ndryshon: të vazhdojë të besojë te maja: "Kampionati? Duhet të qëndrojmë të lidhur me kreun. Nëse duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme, duhet të bëjmë diçka të shkëlqyer.

Tani do të duhet të fitojmë derbin për të qëndruar të lidhur me Interin dhe të përpiqemi deri në fund, përndryshe do të jetë një kampionat shumë i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Është një moment në të cilin ndeshjet janë të vështira për të gjithë dhe fitimi i tyre është vërtet i ndërlikuar”.

Lëndimi i Ibrahimovic ndryshoi planet e Piolit, veçanërisht për sa iu përket zëvendësimeve: "Ibrahimovic? Nuk e pashë në fund të lojës, pati një dhimbje në tendinën e Akilit. U ankua për fushën e keqe, se ishte shumë e vështirë të luaje në të”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd