Transmetuar më 22-01-2022, 13:37

Komisioni Rregullator pranë KQZ ka vendosur që më 19 shkurt të nisë fushata për zgjedhjet e pjesshme  lokale në 6 bashki të vendit.

PD kishte propozuar më herët që fushata të niste në datën 7 Shkurt.

Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës.

Ndërkohë, një ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk kanë vonuar të shfaqen edhe emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në Durrës.

Mes tyre, më i sigurti është ai i Emiriana Sakos, e cila pasi ka drejtuar e vijon të drejtojë Durrësin përgjatë një periudhe të vështirë pas tërmetit, ka gjetur mbështetjen e strukturave të PS-së për të kandiduar në zgjedhjet e 6 marsit.

Ndërsa në degën e PD-së përflitet si kandidat për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, aktualisht kryetar i PD-së dega Durrës, i emëruar nga Basha pas dorëheqjes së deputetit Ferdinand Xhaferraj.