Transmetuar më 22-01-2022, 12:18

Mbrëmjen e kaluar, Beatrix Ramosaj la shtëpinë e Big Brother VIP pasi ishte në nominim me Donaldin dhe Einxhel.

Me lot në sy, u largua nga shtëpia ndërsa më vonë partneri i saj, Donald Veshaj foli me banorët duke treguar se ishte përgatitur por ka dicka që e shqetëson.

Aktori u shpreh se po i dukej shumë çudi pa Trixën brenda në shtëpi, ndërsa pranoi se i rri mendja tek fakti si do ta presë ajo përballjen me pjesën jashtë.

“Sa çudi po më duket që s’është Trixa. E vetmja frikë që kam për të është pjesa jashtë, aty e kam mendjen”- është shprehur ai.

Edhe banorët e tjerë i kanë qëndruar pranë duke i thënë se ka mbetur edhe një muaj nga përfundimi i lojës ndaj duhet ta përballojë.

Einxhel që gjithashtu ishte në nominim me çiftin, u shpreh se dalja e Trixës e trishtoi pasi ishte lidhur tepër në shtëpi me të.

Historia e Donaldit me Beatrix ka qenë më e përfolura e momentit pasi lindi brenda Big Brother VIP. Afrimiteti i tyre u vu re por lidhja nisi vetëm kur Semi, shoqja e ish të dashurës së Donaldit u eliminua.

Ndërsa u komentua gjatë se si Donaldi bëri shumë gjeste për Bora Zemanin, ai tha se do ia lërë atë histori të shkuarës dhe Beatrix ishte ajo që donte. Kjo i dha besim Trixës, me të cilën e shkëmbeu puthjen e parë kur u organizua një dasmë brenda shtëpisë dhe ata ishin nusja me dhëndrin.