








Kisha në të cilën shërbente prifti që përdhunoi një të mitur shqiptare është sulmuar gjatë natës së kaluar.
Ngjarja dyshohet se është vepër e organizatave të majta. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë në ngjyrë të kuqe dhe janë shkruar parulla kundër dhunës ndaj grave.
Përdhunimi i të miturës që në moshën 12-vjeçare për rreth 4 vite ka tronditur vendin. Vajza, e cila sa herë shkonte në kishë shihte priftin e frikësuar, ka zgjedhur t’i tregojë prindërve të vërtetën.
Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.
Ai vetë është prind i tre fëmijëve dhe ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike. Nga ana tjetër, avokati i tij thotë se nuk është gjetur asnjë material pornografik dhe e mitura e ka ngacmuar vetë priftin duke i dërguar mesazhe, por ai nuk është përgjigjur.
Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





