Transmetuar më 22-01-2022, 09:52

Njihuni me Galanë e CMG-së për Festën e Pranverës, e cila ka shikuesit më të shumtë në botë

Galaja e CMG-së për Festën e Pranverës është përfshië në Rekordet Botërore “Guinness” si programi televiziv me shikuesit më të shumtë në botë.

Gjatë 40 vjetëve, ndjekja e kësaj galaje është bërë një ceremoni e rëndësishme për familjet kineze në mbarë botën. Sivjet është Viti i Tigrit sipas kalendarit bujqësor kinez dhe në këtë gala, do të përfshihen këngë e kërcime, skeçe, dialogë komikë dhe opera tradicionale.

Festa më e madhe televizive në botë për këtë vit fillon në orën 8 të mbrëmjes së 31 Janarit.

Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së ka thithur frymëzimin artistik nga kultura tradicionale kineze dhe përdor teknologji të reja si XR, VR etj. për të shfaqur atmosferën e gëzuar me rastin e Vitit të Ri Kinez.

Këtë vit, në skenën e Galasë së Festës të Pranverës do të vendoset posaçërisht një ekran i madh me hark 720 gradë, i cili shtrihet në tërë sallën e shfaqjes.

Kështu shikuesit mund të jenë të pranishëm në hapësirën e interpretimit të aktorëve, duke krijuar një atmosferë më të fortë feste.

Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së zbaton masa të rrepta antipandemike për të garantuar sigurinë e të gjithë artistëve dhe shikuesve të pranishëm.