Transmetuar më 21-01-2022, 22:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Një 61 vjeçar i identifikuar me inicialet Q.K., banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan ka humbur jetën.

Dyshohet se duke hedhur mbeturinat  tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

"Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.