Transmetuar më 21-01-2022, 22:05

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, një person i identifikuar me incialet K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të N. D.

Nga verifikimet paraprake  nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.