Transmetuar më 21-01-2022, 21:21

Pas bisedës me Arbrin për nominimet, këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk është ndjerë mirë dhe teksa fliste me Donaldin i thoshte që nuk ishte mirë.

Pas kësaj, shkoi në dhomën e rrëfimit ku me lot në sy u shpreh:

“E di që kur do të dal jashtë, e kam mamin edhe nëse jeta ime ka ndryshuar tërësisht. Por nuk e di nëse do të jem mirë.”

Gjithcka lindi nga fakti që Arbri i tha se është më e rrezikuara në televotimin me Donaldin dhe Einxhelin.

Kjo është konsideruar si një informacion nga jashtë dhe për këtë është një zarf i zi brenda Big Brother VIP për Arbrin, i cili nuk do të jetë më imun dhe ditën e sotme do të nominohet nga banorët, por nuk do të nominojë.