Transmetuar më 21-01-2022, 17:06

19-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal.
Ngjarja ndodhu në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe.
Mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujsesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.