Transmetuar më 21-01-2022, 15:16

Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për "El Pais" me rastin e aktiviteteve promovuese kushtuar dokumentarit të saj, që do të publikohet së shpejti në Netflix. Ajo e përkufizoi Cristiano Ronaldon si "një burrë shumë të pashëm dhe të përsosur, futbollisti më i mirë në botë dhe një person shumë mirë nga ana financiare, sepse ka kokë të zgjuar dhe ka bërë biznes të shkëlqyer".

Së bashku me yllin portugez, ajo ka një vajzë, Alana Martina. Tani është shtatzënë me binjakë, por edhe pse shumë këmbëngulin që nuk është kështu, për të, fëmijët e Cristianos janë edhe të asaj: “As Cristiano dhe as unë nuk e konsiderojmë Alanën, vajzën time të vetme.

Manchester United star Cristiano Ronaldo opened up about the moment he met Georgina Rodriguez

Fëmijët e mi janë të katër dhe të katër më thërrasin mami. Ajo që ndodh është se shumë gjëra të pavërteta publikohen në internet. Kjo është vetëm një nga shumë gjëra, që njerëzit nuk i dinë".

Për çfarë flasin në shtëpi Georgina dhe Cristiano? “Për kujdesin ndaj fëmijëve tanë, arsimin, udhëtimet, projektet, biznesin”, – përgjigjet modelja. Pra, flasin për gjithçka, por jo për futbollin:

Cristiano Ronaldo fell in love instantly with Georgina Rodriguez when he met her in Madrid

“Futbolli nuk më ka interesuar kurrë sa isha e vogël. Isha e interesuar për baletin dhe për të shkuar në fshat për një kohë. Futbolli filloi të më interesonte më vonë, sepse më intereson se çfarë bën partneri im. Megjithatë, nuk jam tifoze e futbollit dhe e vërteta është se në shtëpi nuk flasim fare për futboll”.

Georgina zbulon edhe sekretin e lumturisë: "Unë jam një person shumë pozitiv. Mendoj se gjërat po më shkojnë mirë, sepse nuk veproj me zili apo lakmi. Padyshim që jam e lumtur dhe ndihem shumë e plotësuar".

Ajo thotë se është e dashuruar me modën, por jo me luksin: "Për mua luksi është njësoj si të shkosh në fshat për të ngrënë një sanduiç chorizo…”