Transmetuar më 21-01-2022, 12:49

Një person është arrestuar nga Policia në Shijak, pasi dyshohet se prodhonte kriptomonedha.

Gjatë ditës së sotme janë sekuestruar 210 makineri, të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhimin e kriptomonedhave.

Ndër të tjera mësohet se pajisjet ndodheshin në një magazinë në fshatin Pjesëz në Shijak, të marrë me qira nga disa persona nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për kapjen e personave që mund të jenë përfshirë në këtë