
Presidenti i vendit Ilir Meta tha se nuk ka asnjë interes për vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e tij. Meta tha se pret me padurim që të zhvishet nga kostumi i presidentit, në mënyrë që të jetë pranë popullit të 2 Marsit që doli në shesh për ta mbështetur.
“Nuk kam asnjë interes se cfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit për të shkarkuar presidentin. E dyta do vijojmë deri në 24 korrik, e thashë që mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit nga këto ç’janë këto makinat e policisë që unë nuk i duroj dot para mbrapa.
Se mezi po më pret populli i dy marsit e mezi po pres të jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm që ka nevojë për lidership, karakter, me integritet që i mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme e arbitrare në mes të rrugës. Kështu që jini i duruar", tha Meta.
Pyetje: Ju keni deklaruar gjithmonë që jeni një socialist.
Meta: Keni merak mos 24 korriku…
Pyetje: Do ktheheni në PS apo diku tjetër?
Meta: Unë do të kthehem tek populli i 2 marsit, populli i dy marsit i ka të gjitha brenda.