Transmetuar më 21-01-2022, 09:59

Një ngjarje rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në një fshat të Kuçovës.

Fatime Suli 63-vjeçe u vra nga bashkëfshatrai i saj që e hodhi në një kanal, Fetah Marra 68 vjeç.

Arsyeja duket se çshtë krejt absurde. Burri i kishte disa borxhe gruas ndaj e ka mbytur për vdekje. Kështu ka deklaruar ai fillimisht para policëve: ‘E mbyta se i kisha borxhe’!

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare, në qytetin e Kuçovës. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë.

Gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh brenda në kanal.

Viktima Fatime Suli u transportua gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.