Transmetuar më 21-01-2022, 02:25

Në morinë e vaksinave që bëjnë qytetarët, Austria ka zgjedhur që ato të kovidit ti bëjë me detyrim për çdo qytetar në moshë të rritur.

Projektligji është miratuar dhe priten vetëm firmat formale në Dhomën e Sipërme të deputetëve.

Deri tani, 72% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo po konsiderohet si një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.

Pas përfundimit të një bllokimi të katërt kombëtar muajin e kaluar, varianti jashtëzakonisht ngjitës Omicron i ka shtyrë infeksionet në nivele rekord, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër bllokim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd