Transmetuar më 20-01-2022, 22:21

3 banorët e nominuar për spektaklin e nesërm të ‘Big Brother Vip’ janë: Donaldi, Beatrix dhe Einxhel ku njëri prej tyre do të duhet të lërë shtëpinë.

Banorët e vjetër të shtëpisë janë pajisur me disa bileta fati të cilat nëse janë vajtje-ardhje i jep mundësinë banorit të eliminuar të rikthehet në shtëpi. Einxhel e ka shfrytëzuar këtë mundësi, ndërsa dyshja Beatrix-Donald ende nuk e dinë fatin e biletës së tyre.

Por, Donaldi ka deklaruar se nuk rikthehet më sepse sipas tij atë nuk e do publiku.

“Nëse dal nuk kthehem më”, tha Donaldi, teksa Beatrix e pyet: “As për mua”, “Jo, sepse nuk më do publiku këtu, me ty do e vazhdoj jashtë”, tha ai.