Transmetuar më 20-01-2022, 21:20

Ndarja mes banorëve të Big Brother është evidente. Dalja jashtë e DJ Dagz për shkak të nominimit zinxhir e ka mërzitur shumë Einxhel pasi ajo fajëson Donaldin dhe Beatrix.

Einxhel është shprehur se nuk do ta falë Donaldin dhe Beatriksën që nuk shpëtuan artistin, duke u kujtuar se ata kanë qenë të afërt, madje një javë më parë Beatrix tha se “nëse Dagz del, do të dal dhe unë”.

Mesa duket një fans i moderatores ka bërë një postim që nënkupton se ajo do t’ia dalë të nxjerrë nga shtëpia dy artistët. Postimi në “InstaStory” është fshirë më pas, dhe në një sqarim, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë dhe shprehen se ka qenë veprim i një ndjekësi ishte angazhuar së fundi në postimet për moderatoren.

Këtë javë në nominim është Donaldi, Beatrix dhe Einxhel. Kjo ishte zgjedhja e Arbrit, si kërkesa e “Vëllait të Madh” për të nxjerrë tre konkurrentë në nominim, pas hapjes së kutisë së Pandorës.