Transmetuar më 20-01-2022, 20:18

Bazuar me marrëveshjen e arritur me ish-kryeministrin Zoran Zaev u ra dakort që 100 ditë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut të ishte një shqiptar. Por Zaev iku nga qeveria dhe u krijua një qeveri e re. Kjo bëri që shqiptarët të humbin besimin se do të kishin një kryeministër shqiptar siç ishte premtuar.

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka siguruar se marreveshja me Zoran Zaev per te pasur nje kryeminister shqiptar ne 100 ditet e fundit të këtij mandati do të bëhet realitet.

“Nëse ju kujtohet deklarat e ish kryeministrit Zaev pasi arritëm marrëveshjen e koalicionit, ai pati thënë që do të dorëhiqet në 100 ditët e fundit si kryeministër që të mundëson garë fer në zgjedhjet parlamentare duke qenë vetëm kryetar i partisë aso kohe, të LSDM-së dhe të mundëson nivel të duhur dhe të barabartë të garës për të gjitha partitë politike dhe në vend të tij BDI-ja, gjegjësisht, z. Ali Ahmeti do të propozojë një kandidat për kryeministër politik, jo teknik në 100 ditët e fundit. Kështu që edhe me qeveri teknike edhe pa qeveri teknike nuk rrezikohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së e cila është shkruar dhe nënshkruar dhe është e dakordësuar në formë në të cilën ua prezantoj unë sot.

Fatmirësisht edhe VMRO-DPMNE-ja po jep dakordësi për një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit dhe partnerët tjetër të koalicionit gjithashtu. Unë jam i bindur sepse kanë dhënë premtim publik edhe z.Kasami edhe z.Sela edhe z.Gashi dhe të gjitha partitë politike shqiptare që do të përkrahin arritjen historike që në Kuvendin e Maqedonisë të votohet një shqiptarë për herë të parë për ta udhëhequr Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Grubi.