Transmetuar më 20-01-2022, 13:21

Moderatori Edi Manushi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku mes të tjerash iu kërkua t’i bënte një rreng Alesia Bamit.

Ai e mori në telefon duke i thënë “Alesia, kemi një problem. Kemi një kërkesë që na ka ardhur nga tifozët tanë që na ndjekin, kërkojnë që ti të jesh me rrobabanjo te “Procesi” të hënën. Të lutem një moment duhet t’ua plotësojmë dëshirën atyre”.

Alesia e mori me shumë sportivitet dhe i tha “Thashë se ishte ndonjë gjë e pamundur. Do e bëj”.

Më pas asaj iu tha se ky ishte një rreng, dhe se kërkesa e Manushit ishte pjesë e lojës për të.