Transmetuar më 20-01-2022, 12:44

Një vajzë e re ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 21-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

E reja është dërguar në gjendje të rëndë te spitali i Traumës, ndërsa mjekët thonë se situata e saj është serioze.

Burime nga policia bëjnë me dije për noa.al se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./noa.al