Transmetuar më 20-01-2022, 13:27

Sa më shumë të ruhesh, aq më delikat dhe i predispozuar je për t’u sëmurur.

Një burrë 87-vjeçar, i cili nuk është larë prej 67 vitesh dhe ushqehet me mbeturina, ka habitur ekspertët e shëndetësisë, të cilët konfirmojnë se ai gëzon shëndet të plotë.

Amou Jaji, nga Irani, thotë se nuk lahet pasi mendon se po ta bëjë këtë gjë, do ta ndjekë tersi e do vdesë.

‘Daily Star’ raporton se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore janë shprehur se çuditërisht, ai nuk ka asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.

Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh.

‘Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus’. Edhe në Shqipëri ka mjaft raste të kësaj natyre.

Në Elbasan p.sh endacaku me emrin Avni ka po aq vjet që endet rrugëve dhe ushqehet me mbeturina në kazanë, madje edhe fle jashtë e gëzon shëndet të plotë. Ndërkohë njerëz të pasur e me mirëqenie në qytet kanë ndërruar jetë me kohë. Disa prej tyre ndërruan jetë nga koronavirusi. Por Avniut nuk ka Covid që ta mposhtë! Ndaj sa më shumë kontakte me mikrobet, aq më imunë bëhemi.