Transmetuar më 20-01-2022, 10:37

Një surprizë e shkuar keq për Einxhel Shkirën duket se është bërë shkak për një zënkë të fortë në korridoret e Top Channel.

Shkira mori një surprizë nga dy moderatoret e njohura, të cilat janë edhe mikeshat e saj më të ngushta, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Në një moment Fjoralba tentoi t’i jepte një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihej lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohej. Pas këtij komenti Arbana ndërhyri menjëherë duke ndërprerë takimin e vajzave, dhe duke mos lejuar që ato të përshëndesnin të dashurin e mikeshës së tyre, DJ DAGZ.

Gjatë ditës së djeshme duket se mes Fjoralbës dhe Arbanës ka pasur një debat të tensionuar.

Debati mes tyre ka ndodhur në drekë, në korridor dhe nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar. Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë. "E keni katranosur keq punën, të respektova se ishte zonjë e shtëpisë", mësohet të jetë shprehur Fjoralba./noa.al