Transmetuar më 19-01-2022, 22:06

Gjykata në Britaninë e Madhe ka dënuar me burg dy shqiptarë që akuzohet se janë përfshirë në trafikun e 15 kg kokainë me vlerë 1.2 milionë euro ndërmjet Londrës dhe Brixham, Plymouth dhe Penzance dhe Bristol.

Adi Lleshi dhe kunati i tij Mark Vasoja u dënuan së bashku me Steven Evans, John Minchinton dhe Tyler Harrison u dënuan në total me 40 vite burg nga nga Gjykata Mbretërore e Exeter.

Gjykatësi Timothy Rose tha: “Ju keni bashkëpunuar me njëri-tjetrin në furnizimin me kokainë të klasit A nga qendra e vendosura në Londrën Lindore në disa destinacione në jugperëndim të vendit”. Rose shtoi se këta persona ishin shtyrë nga lakmia për të kryer trafik droge, citon DevonLive.

Adi Lleshi deklaroi vitin e kaluar se kryente mijëra km rrugë nga Essex drejt jugperëndimit të Anglisë me automjetin e tij “Mercedes” ku dërgonte çanta me drogë.

Gjatë një kontrolli, atij iu gjetën në 28 nëntor 2019 një çantë me 3 kg kokainë me vlerë 270 mijë euro.