Transmetuar më 19-01-2022, 20:52

Epo ndotje akustike mund të quhet!

Një çift është dënuar nga Gjykata e Lartë në Itali, për zhurmat e shkaktuara nga shkarkimi i WC-së.

Kjo pasi tualeti i tyre ishte ngjitur me dhomën e gjumit të një familje tjetër italiane të cilët i paditën ata për zhurmën e shkaktuar natën nga shkarkimi i WC-së., citon Ilgornale.it.

Padia fillimisht është ngritur në vitin 2003, ndërkohë që çështja është zvarritur deri më sot nga Gjykata e Lartë. Pasi familja u ankua për zhurmat e shkaktuara, Gjykata e Lartë, u bazua në një vendim nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi të cilën thuhe se shqetësimi dhe prishja e qetësisë është vepër penale.

Për këtë arsye, Gjykata italiane vendosi që çifti t’i paguaj familjës tjetër 500 euro për aq vite sa ka vazhduar ky veprim, ndërsa detyroi po ashtu çiftin që të ndryshonin vendin e tualetit.