Transmetuar më 19-01-2022, 20:34
Krizë politike në Mal të Zi.
Kryeministri Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.
Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.
“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd