Transmetuar më 19-01-2022, 18:46
Nje aksident eshte raportuar mbremjen e sotme ne aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja u regjistrua në fshatin vidhas, të Njësisë Administrative Papërr.
Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe mjeti ka pësuar disa kapërdisje në rrugë për të qëndruar në fund me rrotat lart.
Shoferë dhe banorë të rastësishëm i kanë dhënë atij ndihmën e parë.
Më pas ka mbërritur policia e cila e ka nisur për në spital.
Policia ka administruar provat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Noa.al