
Ndërsa disa vende po i shtërngojnë masat sërish, Britania ka vendosur për heqjen e kufizimeve kryesore ndaj Coronavirus.
Kryeministri i vendit, Boris Johnson, njoftoi se pasaporta e vaksinimit nuk do të hyjë më në punë pas datës 27 janar.
Lehtësira do kenë edhe njësitë tregtare apo të shërbimeve. Asnjë klub nate apo ambjent i mbyllur nuk do ta kërkojë më COVID PASS. Pasaporta e vaksinës u bë e detyrueshme në 15 dhjetor.
Nga 27 janari do t’i jepet fund edhe punës nga shtëpia dhe ndër masat e vetme që do të ngelet në fuqi do të jetë detyrimi për t’u karantinuar në raste infektimi.
Ekspertët shëndetësore besojnë se vala e variantit Omicron e ka arritur kulmin.
Kreu i ekzekutivit tha se së shpejti izolimet për shkak të Covid-19 mund të hiqen plotësisht.
Heqjet e kufizimeve anti-covid vjen në një kohë kur vendi po përballet me mijëra infektime dhe qindra viktima në ditë. Në Britani ndodhet një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.