Transmetuar më 19-01-2022, 10:55

Pas akuzave për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme të drejtuesve ndaj konkurentëve, “The Voice Of Holland” është pezulluar.

Një një njoftim të dhënë nga produksioni thuhet se do të hetohen akuzat për “sjellje të pahijshme seksuale” dhe “abuzim me detyrën”, shkruan yahoo.

Mes të akuzuarëve, është edhe drejtuesi i orkestrës së “The Voice”, Jeroen Rietbergen, i cili pasi kërkoi ndjesë dhe dorëheqjen.

Disa prej konkurenteve reaguan duke thënë se kanë qenë viktima ose dëshmitarë të abuzimeve/sjelljeve të pahijshme seksuale gjatë kohës së këtij programi.

Ministrja e Drejtësisë u bëri thirrje të gjithë atyre që janë ndjerë të ngacmuar apo të abuzuar ndaj sjelljeve në program, të raportojnë menjëherë për të nisur hetimet.

“The Voice” është trasmetuar në shumë shtete si Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australi, ku trajnerët e mëparshëm kanë përfshirë artistë si Will.i.am, Kylie Minogue, Ariana Grande dhe John Legend./noa.al