Transmetuar më 18-01-2022, 22:22

Flakët e zjarrit përfshijnë një ndërtesë në New York City, njoftoi departamenti i zjarrfikësve të martën.

Për pasojë një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën, përfshirë pesë oficerë policie.

Incidenti ndodhi në lagjen Bronx, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

Mediat thanë se një shpërthim gazi u bë shkak për zjarrin që çoi më pas në shembjen e ndërtesës.

Ndërsa zjarri kishte marrë përmasa, oficerët e policisë u kërkonin njerëzve të largoheshin nga vendngjarja.

Më pas erdhën zjarrfikëset që vendosën nën kontroll zjarrin.