Transmetuar më 18-01-2022, 19:47

Erion Peti, i arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u lirua sot nga burgu. Ai u ndalua së bashku me shtetasin Klajdi Xibraku. Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë te paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici, ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtërnguese.

Të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe i arrestuari tjetër, shtetasi Klajdi Xibraku.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku, shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

​Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Xibraku, 30 vjeç dhe Erjon Peti, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd