Transmetuar më 18-01-2022, 17:37

Zgjidhet Presidentja e re e PE-së. Roberta Metsola është zgjedhur Presidente e Parlamentit Europian. Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka përcjellë urimet ndaj Metsolës për këtë detyrë.

“Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit”, thekson kreu i shtetit shqiptar.

POSTIMI I PLOTE

Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!

Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.