Transmetuar më 18-01-2022, 13:12

Teksa vëllai i madh i ka dënuar për higjienën, banorët janë përfshirë në diskutime të forta mes tyre, ku nuk kanë lënë pa përmendur as brekët.

Donaldi thoshte se kishte larë shumë enë ndërsa Einxheli i kishte thënë se do të bënte lavanderinë. Ajo tha se nuk e kishte bërë ndërsa i thoshte se Donaldi nuk mbledh të brendshmet e tij duke nxitur debat.

Donald: Kam larë një pirg me enë si restorant dhe Einxhel duhet të bënte lavanderinë. E ke bërë?

Einxhel: Ti i ke mbledhur rrobat e tua në lavanderi?

Donald: Më the të bëja enët se do bëje lavanderinë. Unë e bëra atë që më the.

Einxhel: Dy herë i ke bërë enët o Donald. Janë 100 ditë.

Donald: Tapetin e kam fshirë përditë. Ju që jeni vajza e keni pak më shumë përgjegjësinë. Sidomos për lavanderinë.

Einxhel: Pse?

Donald: Sepse unë e bëj kur më thua ti.

Einxhel: Brekët e tua nuk i mbledh, janë të hapura atje në lavanderi. 100 herë të kam thënë. Donald merr rrobat.

Donald: Ti e bëre lavanderinë?

Einxhel: Jo. Unë lavanderinë e bëj kur të më dojë qejfi. Nuk i kishe mbledhur gjërat e tua.

Donald: Gjërat e mia nuk i ke prekur ndonjëherë me dorë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd