Transmetuar më 18-01-2022, 12:59

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi verën e kaluar, ku një 14-vjeçare akuzon të dashurin e motrës së saj se ka abuzuar me të, duke thënë se i shkatërroi adoleshencën.

Në rrëfimin që ka bërë në polici, ajo ka treguar si ka ndodhur abuzimi: “Shkova dhe qëndrova një javë në shtëpinë e motrës time, është 28 vjeçe dhe jeton me të dashurin e saj, i cili është rreth 30 vjeç. Natën e së premtes, 18 qershor 2021, ndodhi diçka shumë e rëndë. Ai më përdhunoi. Pasdite shkova në supermarket dhe mora patatina. Kur shkova në dhomën time të gjumit, u ula në shtrat për t’i ngrënë dhe po shihja video në Tik Tok.

Motrën time e kishte zënë gjumi. Unë isha në dhomën time në shtrat dhe kisha derën e dhomës hapur sepse më thoshte motra që ta lija hapur kur fle. E kisha kthyer shpinën nga dera. Në një moment, rreth orës 11:30, ai hyri brenda. Në fillim nuk e dëgjova.

Pastaj më mbylli gojën me dorë dhe më tha të mos flas se motra po flinte. U përpoqa ta shtyj po ishte shumë më i fortë se unë prandaj nuk fola. Ai më hoqi bluzen dhe më përkëdhelte gjoksin. Më hoqi pantallonat e shkurtra dhe të brendshmet deri në gjunjë dhe më preku. Hoqi dhe pantallonat e tij dhe më përdhunoi. Kisha shumë dhimbje, shkova në tualet dhe pashë gjak”.

E pyetur nëse 32-vjeçari kishte marrë masa mbrojtëse, e mitura tha “jo”. Në përfundim të rrëfimit, e mitura u shpreh: “Nuk dua ta shoh më. Më shkatërroi adoleshencën dhe ndoshta marrëdhënien time me motrën time. Nuk më intereson aq shumë nëse ai dënohet”.