
Noa.al mëson detaje të reja nga atentati me armë që ndodhi paraditen e kësaj të marte ndaj biznesmenit Lulzim Masha në Tiranë, në zonën e Liqenit.
Masha 63 vjeç, administratori i një shkolle të njohur private, është qëlluar teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij, tip "Benz".
Burimet bëjnë me dije se në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna, çka shton dyshimet se ndaj biznesmenit është qëlluar me armë me silensiator.
Paraprakisht dyshohet se biznesmeni e ka parë autorin, dhe ka bërë një përshkrim të tij përpara hetuesve.
"Ishte një i ri në moshë, reth 1.75 i gjatë. Esmer në fytyrë dhe me mjekër. Mendoj se ishte i moshës 25-vjeç. Nuk më ka komunikuar asgjë, vetëm ka qëlluar dhe është larguar menjëherë.
Kam lëvizur makinën disa metra nga vendi i ngjarjes, dhe kam kontaktuar policinë. Ka qenë në këmbë kur më doli përpara dhe është larguar në këmbë", mësohet se është shprehur Masha.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





