Transmetuar më 18-01-2022, 12:12

Wanda Nara, kampione e bujarisë dhe zemrës së mirë. Muajin e kaluar, showgirl-ja argjentinase ishte kthyer në vendlindje, ku kishte takuar miq dhe të afërm, përfshirë Mariano de la Canal, një influencues shumë të famshëm.

Ky i fundit, kohë më parë, duke komentuar aferën China Suarez me Mauro Icardi, nuk kishte shpenzuar shumë fjalë lajkatare ndaj Wandës.

“Kur ajo erdhi në Buenos Aires, e takova dhe më tha se do të më dërgonte një dhuratë për Krishtlindje, – tha Mariano de la Canal për mediat lokale. – Por me kalimin e ditëve, dhurata nuk mbërriti”. Të paktën deri para disa ditësh…

Zonja Icardi e ka surprizuar bashkatdhetarin e saj me një çantë elegante "Christian Dior", që vlen mijëra euro. “Faleminderit Wanda Nara për këtë dhuratë të vogël”, – ka shkruar Mariano, duke postuar foton në Instagram.

Influencuesi u befasua nga çmimi i dhuratës: “Është një çantë me vlerë mbi 3000 dollarë, nuk di ta mbaj apo ta shes”. Disa javë më parë, de la Canal kishte komentuar çështjen e China Suarez duke përdorur fjalë jo të këndshme:

"Wanda di të shfrytëzojë gjithçka për lojën e saj, është shumë dinake. Ajo vuan nga tradhtia, sigurisht, por përfiton nga kjo situatë. Ajo e ka bërë jetën e saj si një reality show".